play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

MMPHI e shpall të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për qentë endacakë

today14/04/2022

Background
share close

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë e ka shpallur të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të parcelës për strehimin e kafshëve.

Kjo Ministri ka konstatuar se hyrja e vendimit nuk është bazuar në ligjin për Planifikimin Hapësinor.

Vendimi është publikuar nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se seanca e radhës ku do të trajtohet kjo çështje do të mbahet në fund të muajit.

“Për shkak të mungesës së profesionalizmit, padijes, dhe punëve shkel e shko të Komunës së Prishtinës, MMPHI e ka shpallur të jashtëligjshëm Vendimin për ndarjen e parcelës për trajtimin e qenve endacakë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Kuvendit komunal të Prishtinës iu është kërkuar që të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi.

Po ashtu, në këtë vendim të MMPHI-së thuhet se, “nuk lejohet destinim tjetër nga ajo që është paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor pjesën tekstuale dhe grafike në fuqi”.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i cili ka thënë se MMPHI-ja po e pengon procesin e zgjidhjes së problemit me qentë endacakë.

“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces!”, ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%