Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron zbatimin e kontrollit civil dhe demokratik nga ministri i Mbrojtjes në FSK.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se miratimi i këtij projektligji e dërgon Kosovën më afër standardeve të NATO-s.
“Për krijim e bazës ligjore dhe zbatimin e plotë civil nga ministri i Mbrojtjes në FSK. Kosova është përcaktuar të bëhet pjesë e NATO-s, ky akt normativ do të jetë në funksion të përafërt me standardet e NATO-s”, ka thënë Mehaj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)