play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

I hapet rruga pagës minimale 250 euro neto

today13/04/2022

Background
share close

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.

Kryeministri Albin Kurti tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 100 mijë punëtorë.

“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, tha Kurti, teksa shtoi se rritja e pagës minimale ka qenë synim i qeverisë së tij.

Në ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me miratimin e këtij projektligji do të rriten pagat e punëtorëve me pagë të ulët.

“Projektligji në fjalë e ka për qëllim që të plotësojë dhe ndryshojë ligjet të cilat lidhen me shumën e benificioneve ose kompensimeve në pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhurat personale dhe të ndryshojë procedurën e vendosjes së pagës minimale. Me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët ”, ka thënë Murati.

Sipas kësaj rritje thotë Murati, punëtorët do të paguhen 1.5 euro për 1 orë punë.

“Miratimi i këtij projektligji në Qeveri dhe në Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritje të pagës minimale prej 264 euro bruto ose përkthyer në ore, 1.5 euro ora”, tha më tutje ai. /Gazeta Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%