Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/06/2022
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, si dhe menaxheri i projektit ITP Hans-Juergen Cassens kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”.
Kjo marrëveshje kap vlerën prej 11 milionë euro, prej të cilave kontributi financiar nga Qeveria e Kosovës është 6 milionë euro, kurse 5 milionë euro janë kontribut i Qeverisë Gjermane.
Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë gjermane dhe theksoi rëndësinë e veçantë të ITP Prizren, si një projekt që paraqet mundësi të mirë zhvillimi për bizneset në vend. Tutje, ai u shpreh se ky projekt gjithashtu do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës, pasi kontribuon në krijimin e sinergjisë midis sektorëve të ndryshëm që ndodhen në park.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni është lokacioni më unik në rajon për ndërmarrësi inovative, biznes dhe zhvillim të aftësive, i cili do të nxitë bashkëpunimin dhe zhvillimin e ekosistemit, duke krijuar lidhje midis sektorit publik, atij privat, institucioneve akademike dhe organizatave të shoqërisë civile.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)