Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur masa tjera mbrojtëse për produktet e naftës, raporton Express.
Sipas vendimit të MINT, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 eurocentë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.
“Kjo përbën shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në vendim.
Ndryshe, në mbledhjen e 24 gushtit, u miratua unanimisht plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.
Shpjegime për këtë udhëzim dha kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai sqaroi se do të ketë sërish tavan për çmimin e naftës, derisa paralajmëroi se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.
“Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrushmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti./Gazeta Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)