Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/12/2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në Komisionin për Siguri ka thënë se synimi i tyre është të anëtarësohen në NATO.
“Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe ofrimi i kontributit tonë si shtet në sigurimin e rajonit por edhe më gjerë me pjesëmarrje në misione ndërkombëtare. Në këtë aspekt ushtarakët tonë po marrin pjesë në ushtrimet ndërkombëtare përkrah ushtrive të shteteve partnere dhe aleate”, tha ministri Mehaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se synimi për anëtarësim në NATO nuk është dëshirë por vizion i përbashkët i Ministrisë, për çka pohoi se janë duke punuar në vazhdimësi.
Ministri bëri të ditur se 86 pjesëtarë gjenden jashtë vendit në dhjetë shtete të ndryshme./Reporteri/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)