Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/12/2022
Ministri çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek gjatë dorëzimit të aplikimit të Kosovës në BE nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika Çeke vlerëson arritjet e Qeverisë Kosovës deri tani.
Bek theksoi se gjashtë muajt e fundit u kanë dhënë vëmendje çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, e që liberalizimi i vizave për Kosovën, është në listën e finales së madhe të Presidencës Çeke në Këshill të Evropës.
“Ne mirëpresim shtytjen e Qeverisë së Kosovës që të vazhdojnë rrugëtimin drejt BE-së. Vlerësojmë arritjet e bëra të Qeverisë së Kosovës deri më tani. Duke bërë këtë ne po ashtu jemi duke plotësuar një nga prioritetet e presidencës tonë të Këshillit, sepse gjatë gjashtë muajve të fundit ne u kemi dhënë një vëmendje të madhe çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, dhe po ashtu na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje në disa çështje të ndërlikuara siç është liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është një nga çështjet në listën e finales së madhe të Presidencës Çeke në Këshill të Evropës”, tha Mikulas Bek.
“Kemi ardhur në Pragë, në qytetin në zemër të Evropës per të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, duke dorëzuar aplikacionin e Republikës Kosovës për anëtarësim në BE. Është dite historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokraci në Kosovë. Letra që kam sjell bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me zell për të arritur këtë ditë, flet për aspiratat tona për t’ju bashkuar BE-së me të cilët ndajmë idealet e përbashkëta , si një proces historik i paqes dhe prosperiteti. I përgjigjet vizionit të Evropës që është një Evropë që ka një të ardhshme të ndritshme. Vitin e ardhshëm do të shënojme 20 vjetorin e Samitit të Selanikut ku BE-ja i kishte dhënë premtim te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor. E kuptojmë se rruga jonë përpara bazohet në meritat tona vetanake as nuk kërkojmë derë anësore, duam ta ndërtojmë vendin tonë me popullin. Na nevojitet ndihma e BE-së në Kosovë e cila dëshiron të jap kontributin në BE. BE është destinacion që synojmë dhe është fati që përqafojmë, ndërsa BE paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë që nga momenti kur dorezohet aplikacioni”, tha Kurti./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)