play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Miliarderi mysliman kthen ndërtesën ikonike në qendër të Londrës në xhami

today17/07/2023

Background
share close

Një miliarder mysliman ka fituar lejen për të transformuar në xhami një monument të rëndësishëm të vendosur në qendrën e Londrës.

Miliarderi Asif Aziz, i njohur si West End do të marrë kontrollin e Trocaderos në qendër të kryeqytetit britanik dhe kishte aplikuar për ta shndërruar atë një xhami me kapacitet 1000 persona.

Plani i tij mbeti pezull për shkak të reagimit të banorëve, por tani Këshilli i Westminster ka miratuar projektin për një xhami trekatëshe që mund të presë 390 besimtarë.

Një aplikim planifikimi nga Fondacioni Aziz për të kthyer një pjesë të Trocaderos së Londrës në xhami u miratua nga komiteti i planifikimit në maj 2023”, thuhej në njoftim.

Mendohet se xhamia do të quhet ‘Piccadilly Prayer Space’ dhe mund të hapet brenda disa muajsh. Objekti i kultit do t’u shërbejë myslimanëve që punojnë në zonë, si dhe atyre që vizitojnë Londrën si turistë.

Trocadero, i vendosur midis sheshit të famshëm Picadilly dhe lagjes ikonike Soho, u hap për herë të parë në 1896 si restorant, por u mbyll në 1965.

Ajo u rihap në 1984 si një hapësirë ekspozite dhe argëtimi, ndërsa në vitin 2020 u zvogëlua, pasi një pjesë e ndërtesës u rihap si hotel.

Aziz është pronari i Trocaderos prej vitit 2005, kur e bleu ndërtesën ikonike për më shumë se 220 milionë paund.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%