play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

MF-ja nis në Prishtinë projektin për verifikim e pensionistëve nëpër shtëpi

today02/02/2023

Background
share close

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për verifimin e pensionistëve mbi moshën 85-vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre në regjionin e Prishtinës, me qëllim që të moshuarit mos të lajmërohen fizikisht në zyrat e pensioneve.

Sipas MF-së, ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graçanicës), si pilotprojekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

“Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike [email protected] dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që: a) janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+); b) janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe c) kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve”, thekson MF-ja.

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit dhe se kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

“Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin të dhënat si në vijim: a) emri dhe mbiemri i pensionistit; b) numri personal i pensionistit; c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit); d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën”, vazhdon njoftimi.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Në fund, aty thuhet se pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim te zyrat e pensioneve.

Ndryshe, çdo pensionist e ka obligim ligjor për t’u lajmëruar brenda 6 muajve pranë zyrave rajonale të pensioneve. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%