Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Askush nuk mund ta mohojë që stresi, është e keqja më e madhe për njerëzimin, dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.
Në Japoni, kanë krijuar një metodë revolucionare që mund të ndihmojë në lehtësimin e lodhjes, nervozizmin, ankthin dhe eleminimin e stresit në disa minuta.
Teoria është se, duke masazhuar ose duke ushtruar presion në një gisht të veçantë, ju mund të jeni në gjendje të ndihmoni lehtësimin e një dhimbjeje të veçantë.
Për të kuptuar se si funksionon kjo, së pari duhet të dini për fuqitë shëruese të secilit gisht.
Gishti i madh: Shqetësimet, nerva dhe stresi
Gishti tregues: Frika
Gishti i mesëm: Zemërimi dhe tërbimi
Gishti i unazës: Depresioni, trishtimi dhe pavendosmëria
Gishti i vogël: Pesimizëm, mungesë energjie dhe ankth.
Kurdo që gjërat në punë ose në shtëpi, kanë filluar t’ju stresojnë, ju rekomandojmë që të provkoni këtë teknikë interesante për tu çlodhur:
Në mënyrë që të aplikoni këtë për të eleminuar stresin, duhet të vendosni dorën e majtë në grusht. Pastaj, mbështillni gishtat e dorës tuaj të djathtë rreth tij.
Bëni presion në gishtin specific në lidhje me problemin tuaj. Nëse p.sh është stress, atëherë do duhet ta shtypni gishtin e madh. Mbajeni për 30 sekonda dhe pushoni, pastaj vazhdoni edhe për 30 të tjerë. Sa ju të dëshironi.
E njëjta vlen edhe për gishtat e tjerë të dorës, pra varësisht nga problemi që ju keni.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)