play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Meta ka shkelur ligjin dixhital duke tarifuar për rrjetet sociale pa reklama, thotë BE-ja

today02/07/2024

Background
share close

Meta e Mark Zuckerberg ka shkelur ligjet e reja dixhitale të BE-së me një model reklamimi që tarifon përdoruesit për versionet pa reklama të Facebook dhe Instagram, sipas Komisionit Evropian.

Meta ka prezantuar një model “paguaj ose mirato” vitin e kaluar në një përpjekje për të respektuar rregullat e privatësisë së të dhënave të bllokut, sipas të cilave përdoruesit paguajnë një tarifë mujore për një version pa reklama të Facebook ose Instagram që nuk përdor të dhënat e tyre personale për qëllime reklamimi.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, tha se modeli nuk përputhet me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), i cili është krijuar për të frenuar kompanitë e mëdha të teknologjisë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Komisioni nxori gjetjet paraprake nga një hetim mbi “paguaj ose mirato” dhe zbuloi se modeli “i detyron përdoruesit të pranojnë” që të dhënat e tyre të mblidhen nga platforma të shumta.

Ai gjithashtu nuk i lejon përdoruesit të zgjedhin një shërbim që përdor më pak nga të dhënat e tyre, por është gjerësisht i ngjashëm me versionet “me reklama” të Facebook dhe Instagram.

“Në këndvështrimin paraprak të komisionit, kjo zgjedhje binare i detyron përdoruesit të pranojnë kombinimin e të dhënave të tyre personale dhe nuk arrin t’u ofrojë atyre një version më pak të personalizuar, por ekuivalent të rrjeteve sociale të Metës”, tha komisioni.

Gjithashtu, ai theksoi se për të respektuar DMA-në, Meta duhet të lëshojë versione “ekuivalente” të Facebook dhe Instagram që përdorin më pak të dhëna të njerëzve.

“Abonimet si një alternativë ndaj reklamave janë një model biznesi i përcaktuar në shumë industri dhe ne kemi projektuar abonimin pa reklama për të adresuar disa detyrime rregullatore duke përfshirë DMA-në. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive me komisionin”, tha Meta.

Ndryshe, komisioni duhet të përfundojë hetimin e tij deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm dhe Meta përballet me një gjobë deri në 10 për qind të xhiros globale – ekuivalente me 13.5 miliardë dollarë – nëse konsiderohet se ka shkelur aktin. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%