Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë nga futbollistët e njohur kanë qenë të përfshirë në aktrim, por më së shumti i kemi parë si drejtues të reklamave të ndryshme.
Paraqitjet e tyre zakonisht janë të shkurtra dhe përmbajnë vetëm disa fjali. Dhe kështu, të shohim lojtarët jashtë fushës është diçka që na mahnit me të vërtetë.
Nga reklamat e ushqimeve, te klipet e Pepsit si dhe në kampanjën e fundit për Lay’s. Dhe sigurisht, gjithçka tjetër lidhet me Adidas, si sponsorin e tij më të madh.
Skena e tij tashmë është xhiruar dhe ka përfunduar vetëm pak ditë më parë.
Sezoni i dytë i “Los Protectores” u xhirua në një sërë vendesh duke përfshirë Buenos Aires, por Messi e realizoi atë në Paris, në shtëpinë e tij që kur nënshkroi me PSG-në verën e kaluar.
Do të duhet të presim deri në vitin 2023 për të parë interpretimin e Leo Messit, kur do të dalë pjesa e dytë e këtij seriali argjentinas. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)