Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/05/2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë krijuar një grup punues me Ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit, përmes së cilit synojnë që çështja e sigurisë të futet si lëndë mësimore në shkolla.
Këtë njoftim Mehaj e bëri të mërkurën, gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
“Në këtë drejtim kemi formuar një grup punues me shiku se a ka ndonjë mundësi për ta futur lëndën e sigurisë në shkolla. Si jepet ndihma e parë, si duhet të reagojmë në rastet e fatkeqësive të jenë pjesë e kësaj lënde”, deklaroi ministri para anëtarëve të komisionit.
Ndërsa, i pyetur se kur pritet të miratohet Ligji për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, premtim ky elektoral, Mehaj tha se duhet të ketë rezervë vullnetare të ushtrisë.
“Duhet të bëhet edhe një vlerësim, duhet të ketë një rezervë vullnetare të ushtrisë. Pra, duhet të ketë edhe harmonizim me strategjinë e sigurisë”, tha ai. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)