Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/01/2023
Me Ligjin e ri për paga një kryetar komune do të marr rrogë sa të një zëvendësministri. E kjo formë e nivelizimit të pagës për kryetarët e komunave po konsiderohet e padinjitetshme nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi tha se është e padrejtë që kryetari i komunës të kategorizohet në të njëjtin nivel me pagën e një zëvendësministri, duke marr parasysh se kompetencat të cilat i ka kryetari, shkruan Ekonomia Online.
Ai shtoi se shpreson që në të ardhmen kjo çështje të rishqyrtohet nga niveli qendror në mënyrë që të ketë trajtim të dinjitetshëm të kryetarëve të komunave.
“Po shpresojmë që në një të ardhme të afërt kjo të rishqyrtohet nga niveli qendror në mënyrë që të kemi trajtim të dinjitetshëm të kryetarëve të komunave me Ligjin e pagave. Në këtë rast duke marr parasysh që Qeveria e ka promovuar që për punë të njëjtë do të marrin edhe pagë të njëjtë, ky parim në rastin e kryetarëve të komunave është shkelur. Ne mendojmë që kryetarët e komunave janë shumë më shumë të angazhuar, shumë më shumë kryejnë punë se sa një zëvendësministër pa u keqkuptuar dhe keqinterpretuar në punën dhe vlerësimin e një zëvendësministri”, tha ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)