play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mbi 32 mijë vizitorë gjatë majit në hotelet e Kosovës, 63 përqind të huaj

today08/08/2022

Background
share close

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin maj 2022.

Sipas ASK-së, 32 mijë e 444 persona kanë vizituar hotelet gjatë kësaj periudhe – prej tyre 37.12 përqind ishin vendorë dhe 62.88 përqind ishin të huaj.

“Në maj 2022 pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32 444, prej të cilëve 37.12% ishin vendorë dhe 62.88% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50 mijë e 247, prej tyre 32.10% nga vendorët dhe 67.90% nga të huajt”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 mijë e 223 vizitorë dhe 24 mijë e 358 net-qëndrime.

Ndërkaq, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.

“Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania”, thuhet në fund

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%