play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mazreku: Në katër vitet e fundit Industria e Sigurimeve ka ndryshuar krejtësisht

today31/01/2023

Background
share close

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ka prezantuar punën që është bërë vitet e fundit, apo siç e ka konsideruar drejtori Mazreku si “Periudha e Zhvillimit 2018-2022”.

Mazreku ka falënderuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti për kontributin shumë të madh që ky i fundit ka dhënë në rregullimin e këtij sektori.

Gjithashtu për sukseset e arritura gjatë viteve të fundit drejtori Mazreku ka falënderuar kryesuesin e Asamblesë Agim Elshani, por edhe të gjithë drejtoret e kompanive të sigurimit për angazhimin e madhe që kanë pasur gjatë këtyre viteve.

Sipas tij, janë vite prej kur industria ka ndryshuar thuajse krejtësisht, pra ka marrë forme krejtësisht tjetër. Sipas Mazrekut, gjatë kësaj kohe që është shumë e rëndësishme kompanitë e sigurimeve kanë pasur pakë probleme, por në fund të vitit 2022 shihet qartë se kompanitë janë shumë të shëndosha në aspekt financiar.

“ Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se në vitin 2018 nga 21.8 milionë euro sa ishte mungesa e kapitalit, në vitin 2022 ka rënë në zero. Gjithashtu, mungesa e aseteve të pranueshme në mbulim të provizioneve teknike nga 16.2 milionë euro sa ishte me 31 dhjetor 2018 ka rënë në zero. Nga gjithsej 12 sigurues Jo-Jetë sa operonin në Kosovë në vitin 2018, gjashtë prej tyre kishin mungesë të kapitalit, derisa aktualisht asnjë sigurues nuk ka mungesë kapitali.  Nga gjithsejtë 12 sigurues Jo-Jetë sa operonin në Kosovë në vitin 2018, pesë prej Mazreku.

Më tutje sipas tij gjatë pesë viteve të fundit vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro.

Në vitin 2018 vlera e Primeve të shkruara Bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro, apo 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018.

Gjatë vitit 2019 të hyrat nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa vlera dëmeve të paguara ishte 47,9 milionë euro, ose mbi 48 % të hyrave totale të kompanive.

Në vitin 2020 kompanitë e sigurimeve në Kosovës në emër të Primit kishin inkasuar 99,3 milionë euro, derisa dëme kishin paguar mbi 46 milionë euro, apo mbi 46 % të të hyrave të përgjithshme të kompanive.

Në vitin 2021 kompanitë e sigurimeve në emër të Primit të shkruar Bruto kanë pasur të hyra prej 117,4 milionë euro, derisa këtë vit dëme kishin paguar në vlerë prej 60,3 milionë euro, apo 51,36 % e të hyrave totale të kompanive të sigurimit në vendin tonë.

Në vitin 2022 është vlerësuar se të hyrat totale të kompanive të sigurimit kanë arritur pikën më të lartë deri më tash në 130,9 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara është 62,1 milionë euro, apo 47,44 % e të hyrave të përgjithshme të kompanive të sigurimit.

Vitin 2016 sektori i sigurimeve në Kosovë e kishte mbyllur me bilanc negativ prej më shumë se 24 milionë euro. Derisa tash pas 6 vitesh sektori i sigurimeve në Kosovës ka krejtësisht pasqyrë tjetër. Profiti neto i kompanive të sigurimeve në vendin tonë gjatë vitit 2021 ishte hiç më pak se 7,7 milionë euro. Një profit i ngjashëm si ky vlerësohet të jetë edhe gjatë vitit 2022, vit ky kur për herë të parë ka arritur kulimin sektori i sigurimeve në vendin tonë.

“Ne vitin 2016  kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë e kishin mbyllur me hiç më pak se 24.6 milionë euro humbje. Vitin 2017 kompanitë e kishin mbyllur me 6,3 milionë euro profit.  Ne2018 me një profit të pastër neto prej 1.5 milionë euro.  Vitin 2019 kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë gjithashtu e kishin mbyllur me një bilanc negativ prej 5,3 milionë euro, derisa një vit më vonë.  Ne vitin 2020, e kishin mbyllur me një fitim të pastër prej 4,1 milionë euro. Në vitin 2021 kompanitë e sigurimeve në vendin tonë e kishin mbyllur vitin me një fitim të pastër prej 7,7 milionë euro. Ne vitin 2022 kompanitë e sigurimeve në vendin tonë e kanë mbyllur vitin me një bilanc pozitiv. Gjatë periudhës janar-nëntor 2022 fitimi i pastër i kompanive ka qenë mbi 5,1 milionë euro. Në këtë vlerë nuk është i përfshirë edhe muaji i fundit i vitit 2022”ka thënë drejtori Mazreku.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%