play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mazreku: Më 28 korrik në Bruksel do të diskutojmë për Kartonin e Gjelbër

today09/06/2022

Background
share close

Vendosja e stikersave që ka nisur nga muaji mars, ka ndikuar në rënien e numrit të automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara në Kosovë.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)  me temën “Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër”.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se Qeveria ka marrë me seriozitet zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër.

“Informatat e para janë shumë shpresëdhënëse menjëherë kjo masë por jo vetëm kjo por edhe masat tjera të cilët ndërmerren menjëherë ka rënë numri i automjeteve të paregjistruara jam i bindur që kur të përfundojë cikli prej 12 muajsh në këtë kriter teknik do ta kemi të plotësuar dhe na mbetet t’i zgjidhim këto problemet politike dhe ta tejkalojmë këtë situatë përmes shteteve tona mike që të bëhemi pjesë e Kartonit të Gjelbër edhe pse nuk jemi anëtare e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Durmishi.

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku u shpreh se automjetet e paregjistruara nuk janë sfidë vetëm për Kosovën.  Ai bëri të ditur se më 28 korrik në  Bruksel janë të ftuar për të diskutuar për  Kartonin e Gjelbër, për të prezantuar një para-konfirmim të një shteti mik.

“Për 21 vjet, BKS-ja ka mbyllur 34.756 lëndë që kanë qenë nga viti 2002 deri në maj 2022.  Në 15 muajt e fundit kemi mbyllur 9.980 dosje… Jemi duke parë një alternativë sa i përket zgjidhjes së Kartonit të Gjelbër.  Më 28 korrik, bashkë me Bankën Qendrore jemi ftuar në Bruksel që të diskutojmë modalitetet dhe ta prezantojmë një para-konfirmim që e kemi nga një shtet mik, emrin nuk mund ta them sot për shkaqe teknike. Dhe nëse shkon gjithçka në rregull në korrik, besoj që shumë shpejt duke mos vendosur datë, është e mundshme që edhe ne si BKS-së, sepse kemi problemi politik pasi nuk jemi pjesë e OKB-së të bëjmë zgjidhje sa i përket Kartonit të Gjelbër”, tha ai.

Drejtoresha e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankën Qendrore të Kosovës, Ramize Ramadani tha se si institucion vazhdimisht janë angazhuar për stabilitetin financiar dhe mbrojtjen e polisa-mbajtësve.

Sipas saj krahas lehtësirave për regjistrim të veturave duhet të merren masa më drastike penalizuese në raport me të pasiguruarit.

“Sektori i sigurimeve është sektori që preket më së shumti nga këto automjete dhe ato kanë një humbje të dyfishtë jo vetëm nga pamundësia e mbledhjes së primit në rast se këto mjete kishin qenë të siguruara, por edhe nga detyrimin ligjor për t’i paguar këto dëme… Efekti i humbjeve nuk ndalet vetëm te sektori i sigurimeve, por dëmtohet edhe buxheti i vendit për shkak se jemi në dijeni që produktet të sigurimit iu nënshtrohen TVSH-së, pra shteti humb një pjesë të TVSH-së… Duhet të veprojmë në dy drejtime jo vetëm duke lehtësuar qasjen për regjistrim të automjeteve, por edhe të marrim masa më drastike penalizuese në raport me të pasiguruarit”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Blerim Camaj, zëvendëskryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil tha se për këta katër muaj janë vendosur mbi 69 mijë stikersa.  Kurse theksoi se për 5% ka rënë numri i automjeteve pa regjistrim për shkak të vendosjes së stikersave dhe pastrimin e data-bazës së ARC-së.

“Deri tani kur po raportojmë automjetet e regjistruara janë 408 mijë e 219 automjete ndërsa automjete të paregjistruara në dy vjetët e fundit janë 20 mijë e 630 automjete që do të thotë se numri i automjeteve të paregjistruara ka rënë dukshëm… Kemi bërë pastrimin e data-bazave të ARC-së dhe vendosja e stikersave dhe bashkëpunimi me policinë kanë ardhur deri te kjo shifër e automjeteve të paregjistruara që rezultojnë 20 mijë diku një përqindje në 5%. Ne i kemi veprimet e duhura që të mos lejohet dalja e automjeteve të paregjistruara në komunikacion”, u shpreh ai.

Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, tha se këtë vit është rritur numri i aksidenteve rrugore  krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit të kaluar.

Krahasuar me vitet e kaluara, Rexhepi u shpreh se në 2.3% ka rënë numri i automjeteve që janë në qarkullim rrugor.

“Kosova në dy vjetët e fundit sa i përket fataliteteve qëndron dukshëm më mirë sesa shtetet e rajonit, por nuk jemi të kënaqur me numrin e aksidenteve në vendin tonë dhe po luftojmë që ky numër të jetë shumë më i vogël… Në krahasim me numrin e përgjithshëm të kundërvajtjeve dhe me numrin e kundërvajtjes të identifikuara pa regjistrim në statistika është 3.5 deri në 4% i automjeteve në qarkullim të cilët janë të paregjistruara që sot përputhet me shifrat të cilat u prezantuan nga ministria. Nëse flasim vetëm në tri vjetët e fundit në 2019 kanë qenë 3.32 % të paregjistruara në trafik, viti 2020 ka qenë 4.20, dhe në vitin 2021 3.51, ndërsa në periudhën janar-maj të këtij viti kjo shifër është dukshëm më e vogël 2.3%”, tha Rexhepi./KosovaPress/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%