play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Masa për operatorët kabllorë, rregullorja e re e KPM-së hyn në fuqi nga 1 janari

today03/12/2024

Background
share close

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm pritet të hyjë në fuqi një Rregullore e re e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për mbrojtjen e qytetarëve që blejnë pako televizive nga operatorët kabllorë.

Kjo rregullore e miratuar këto ditë në KPM, mbron përdoruesit nga reklamat mashtruese dhe u ofron qytetarëve mundësinë e ndërprerjes së kontratës apo kthimit të mjeteve në rast se kushtet e kontratës shkelen njëanshëm. Do të ketë edhe masa sanksionuese me para për operatorët të cilët nuk e respektojnë rregulloren e re, thotë për KosovaPress Jeton Mehmeti.

Me rregullorën e re që ka miratuar KPM gjatë muajit nëntor, qytetarët kanë të drejtën e shkëputjës së kontratës me kabllorët në rast se operatori i shpërndarjës i shkel kushtet e parapara në kontratë.

Mehmeti thekson se qëllimi i kësaj rregulloreje është që të vetdijësojëoperatorët e shpërndarjes dhe “t’i qëndrojnë besnik ofertave për shërbimet e tyre”.

Mehmeti derisa jep detaje më shumë rreth rregullores së re për mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve mediale audiovizuele, nënzivon se në të njejtën do të parashihet edhe skadenca e të drejtave të transmetimit për ngjarjet sportive apo të tjera.

“Në mbledhjen e Komisionit të Pavarur për Media kemi miratuar dy rregullore, ku njëra ka të bëjë me mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve mediale audioviziuele dhe tjetra për procedurat e trajtimit të ankesave që na vijnë në KPM. Kjo e para i prek direkt qytetarët, konsumatorët e pakove televizive të cilët ata i blejnë nga operatorët tanë të licencuar, operatorët e shpërndarjes apo operatorët kabllorë.

Dhe tani e tutje përmes kësaj rregullore e cila hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, kontratat të cilat do t’i nënshkruajnë qytetarët do të jenë më të qarta, më specifike, do t’i kenë të gjitha informacionet e duhura në kuptimin e kanaleve që ata do t’i kenë, momentin deri kur do t’i kenë të drejtat televizive për ngjarjet sportive e me radhë. Me këtë rregullore e ngritim transparencen e kabllorëve ndaj qytetarit, por të njejtën kohë i mbrojmë edhe qytetarët të cilët edhe kanë të drejtën e shkëputjes së kontratës në rast se operatori i shpërndarjes i shkel kushtet e kontratës për të cilat ka nënshkruar bashkë me qytetarin”, thotë Mehmeti.

Mehmeti në intervistën për KosovaPress, tregon se arsyeja që kanë nxjerrë këtë rregullore lidhet me numrin e madh të ankesave që kanë bërë qytetarët ndaj disa operatorëve kabllorë.

Ai tregon edhe për numrin e ankesave që kanë pranuar nga qytetarët ndaj kabllorëve.

“Arsyeja që kemi nisur këtë rregullore, është se këtë vit KPM ka pranuar rreth 300 ankesa të ndryshme nga qytetarët të cilët janë ankuar për largim të mënjehershëm të disa kanaleve sportive apo kanaleve të tjera pa njoftim paraprak, dhe kësisoj ata janë ndjerë edhe të mashtruar nga operatorët kabllorë. Nuk po flas për një operator, por për disa, katër sosh. Kësisoj e kemi parë të nevojshme që të specifikojmë me rregulloren tonë se si duhet të inforomohet qytetari mbi shërbimet”, nënvizon Mehmeti.

Rregullorja e re obligon të gjithë operatorët e shpërndarjes që në rast të ndryshimit të kushteve të kontratës, të njoftojnë qytetarët 30 ditë më parë.

“Rregullorja e re i obligon të gjithë operatorët e shpërndarjes e që në KPM janë rreth 30 sosh të licencuar, që në momentin që nënshkruajnë kontratë me qytetarin fillimisht të bëjnë të qartë pakon të cilën ia shesin qytetarit, po ashtu ia bënë të qartë edhe eventet sportive, gjegjësisht skadencën e të drejtave të transmetimit për ato evente sportive, dhe mbi të gjitha i mundëson qytetarit të informohet saktë për të gjitha kostot që do t’i bartë qytetari gjatë asaj periudhe sa ka kontratën. Dhe nëse ndodhë që ndryshojnë kushtet e kontratës, operatori kabllor ka përobligim 30 ditë më parë ta njoftojë qytetarinpër ndryshime të mundshme në kontratë dhe pastaj qytetari ka të drejtë ose ta ndërpresë kontratën ose ta pranojë ndryshimin”, shton Mehmeti.

Ai nuk përjashton sanksione monetare në rast se ndonjë operator kabllor nuk e respekton rregulloren e re. Siç thotë ai, nga ankesat e qytetarëve që kanë qenë me bazë kanë shqiptuar edhe gjoba monetare ndaj disa operatorëve kabllorë.

“Ne presim që operatorët e shpërndarjes të gjitha kriteret të cilat i kemi paraparë me rregulloren tonë t’i bartin dhe t’i bëjnë pjesë të kontratës të cilën ata e nënshkruajnë me qytetarin, presim një zbatim të rregullores. Por, ne kemi paraparë që në rast se ka kontestim mes palëve, inkurajojmë fillimisht që konsumatori me operatorët e shpërndarjes të diskutojnë apo ankesa fillimisht t’i dërgohet operatorit të shpërndarjes.

Nëse shohim që megjithatë nuk ka zgjidhje të problemit, atëherë KPM përmes kësaj rregullore e ruan të drejtën të intervenojë, aponë rastet më të këqija edhe mund të sanksionojë operatorët e shpërndarjes.Një gjë të tillë është dashur ta bëjmë edhe këtë vit, kur kemi parë se shumë qytetarë janë ankuar dhe ankesat e tyre kanë qenë me bazë, me ç’rast kemi shqiptuar edhe sanksione monetare”, përfundon Mehmeti.

Ndryshe, me këtë rregullore të re qytetarët po ashtu mund të kenë mundësi të bëjnë rirenditjen apo zhvendosjen e kanaleve në mënyrën që ata dëshirojnë, në bazë të një manuali që ata mund të kërkojnë tek operatori kabllor që nënshkruajnë kontratë. /KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%