Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës – në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.
Walker është shprehur i lumtur që ky marsh ka marrë mbështetje nga skeptri i gjerë politik.
“Mendoj se kjo është shumë mirë, shumë pozitive. Për këtë marshim do të doja edhe unë të isha atje të marrë pjesë. Shpresoj që e mbarë Kosova, të gjithë njerëzit pavarësisht se cilën parti politike mbështesin këtë për padrejtësinë që po ndodh në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve”, ka thënë Walker në një përgjigje për Insajder.
“Kjo është shumë lajm i mirë. Më vjen mirë që më treguat. Do të doja që jo vetëm Vetëvendosja, por të gjithë, sikur në Izrael siç dolën, dhjetëra ose qindra mijëra dhe të thonë: ‘‘Kjo nuk është ajo çfarë do të duhej të ndodhte, kjo është padrejtësi’. Do të doja të isha aty të marrë pjesë në këtë ngjarje”, ka shtuar Walker.
Walker theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Hagë është e padrejtë dhe sipas tij, kriminelët e luftës janë në Serbi.
“Do t’ju thoja se kjo çfarë po ndodh në Hagë është tejet e padrejtë duke provuar të përcaktohet se kush është kriminel lufte, ndërsa për aq sa unë jam në dijeni kriminelet e luftës janë në anën tjetër (në Serbi)”, ka theksuar Walker.
Gjithashtu, Walker ka komentuar pyetjen se a duhet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në marshin e së dielës.
“Kjo është pyetje e mirë. Ndryshe është për njerëzit, por ndryshe për kreun e qeverisë. Por në të njëjtën kohë është vështirë për mua të përgjigjem. Shoh arsye që ai të merr pjesë, por shoh edhe arsyet se pse nuk do të merrte pjesë”, ka thënë ndër të tjera Walker.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)