Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/06/2022
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-të janë duke bërë gjithçka që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka folur për afatin kohor se kur mund të arrihet kjo, duke mos dashur të japë datë.
Hovenier ka theksuar se vënia e afate kohore se do të ketë përfundim të procesit të dialogut janë false dhe se kjo nuk nënkupton përparim.
“Ka përkushtim nga administrata e Bidenit. E kemi situatën kur politika e brendshme është më pak relevante meqenëse nuk do të keni zgjedhje as në Kosovë e as në Serbi për një kohë të caktuar. Pra, ne shpresojmë dhe e di që edhe përfaqësuesi i posaçëm Lajçak shpreson të shohë këtë periudhën e ardhshme ku kemi këtë mundësi që vërtetë të jetë periudhë ku kolektivisht arrijmë përparim”, ka thënë Hovenier.
Tutje, ai ka shtuar se ShBA-të e kanë thënë zyrtarisht se besojnë që duhet të jetë një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përqendruar në njohje reciproke.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)