Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/10/2022
Bëhet e ditur se Facebook-u ka qenë në telashe të mëdha së fundmi, gjë që mund ta shohim nga rënia e numrit të përdoruesve, por edhe nga situata në bursë, ku humbën qindra miliarda dollarë këtë vit.
Në një intervistë të fundit dhënë për “Stratechery“, Mark Zuckerberg shpjegoi se cili mund të jetë shkaku i këtyre problemeve dhe pranoi gabimin e tij në lidhje me strategjinë e kompanisë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Sot është e qartë, siç e ka pranuar edhe ai vetë, se kjo ishte një mënyrë krejtësisht e gabuar e të menduarit, shkruan zimo.dnevnik.hr.
Edhe pse Meta në Instagram u përpoq të ndryshonte algoritmin për të qenë më i ngjashëm me TikTok, përdoruesit nuk ishin të kënaqur sepse nuk duan që rrjeti të bëhet thjesht një kopje e TikTok.
Zuckerberg thekson se në fillim, TikTok nuk përshtatej me “modelin e gjërave sociale” të tij dhe dukej më shumë si një version më i shkurtër i YouTube. Sot, ai thotë se është e rëndësishme që Meta të krijojë një algoritëm që do t’u rekomandojë përdoruesve përmbajtje të ndryshme argëtuese, por ndryshe nga TikTok, ai nuk dëshiron të fokusohet vetëm në video, por edhe në foto dhe përmbajtje teksti.
“Ndonjëherë dua vetëm të shikoj video, por shpesh dua vetëm gjërat më të mira,” shpjegoi ai në një intervistë për “Stratechery”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)