play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Makina kthehet në furrë nga temperaturat e larta, rojet pjekin biskota në natyrë

today31/07/2023

Background
share close

Stafi i Parkut Kombëtar të Zionit në pjesën jugore të shtetit të Utah në SHBA vendosën të tregonin se sa nxehtë është në zonën ku ata punojnë.

Ata zgjodhën një mënyrë unike praktike, duke pjekur biskota në një makinë të parkuar.

“Makina juaj mund të jetë një furrë, fjalë për fjalë. Kështu që vendosëm të gatuajmë biskota!”, shkruan shërbimi i parkut në një postim në Instagram.

U deshën rreth tri orë për të pjekur biskotat dhe rojet thanë se dolën pak si “kroasant”.

Temperaturat në Zion në javët e kaluara kanë qenë vazhdimisht mbi 38 gradë Celsius, që do të thotë se temperaturat brenda automjeteve mund të arrijnë deri në 93 gradë të shkallës Celsius, sipas mediave amerikane.

Faqja e internetit e parkut gjithashtu këshillon vizitorët që të shikojnë për shenjat e lodhjes dhe simptomat e goditjes nga nxehtësia kur vizitojnë parkun gjatë muajve me temperatura të larta./ Top Channel

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%