play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Macron: Tensionet në Kosovë janë ulur pak – jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit

today16/11/2023

Background
share close

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset gjatë një paraqitjeje para studentëve në Universitetin e Lozanës është pyetur edhe lidhur me situatën Ballkan, rrjedhimisht tensionimin e situatës në Kosovë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist.

Siç njofton “24heures”, Macron i pyetur për tensionimin e situatës në Kosovë ka thënë aktualisht se janë “ulur pak”.

“Tensionet janë ulur pak….”, tha ai.

Ai shpreson se liderët e dy “kampeve” të ndryshme, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ndjekin ‘udhërrëfyesin’ që është vendosur.

Presidenti francez po ashtu ka thënë se është i shqetësuar, por jo i frikësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë.

“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%