play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Macron kërcënon me vizat: Fjala s’po mbahet

today17/10/2023

Background
share close

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen po që se nuk mbahet fjala e dhënë.

Në një konferencë për media të martën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Macroni ka thënë se pret përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia.

“E them me shumë qartësi, kemi bërë një gjest mirëbesimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, kjo është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë, e cila edhe sot nuk është mbajtur. Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizur përpara në javët e ardhshme. Madje është kusht kyç për paqe edhe në rajon”, ka thënë ai.

Macroni ka thënë se pret nga Kosova e Serbia që t’i riorganizojnë zgjedhjet në veri e të ketë pjesëmarrje të plotë të serbëve në to, dhe më pas të njihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ka thënë se pret përgjegjësi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

KOHA ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me këtë deklaratë, për shkak të interpretimeve të ndryshme se tashmë Franca ka vendosur për pezullim. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%