Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/04/2023
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Kosova është në Grupin 7 të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. Të enjten më 27 prill, Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi. Ndeshja luhet nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndërkohë më 30 prill nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Sllovenisë. Ndeshja Slloveni – Kosovë luhet në Velenje.
Grumbullimi i lojtarëve të Kosovës bëhet të dielën në Hotel Internacional Prishtina. Në kryeqytet edhe do të zhvillohet faza e shkurtër përgatitore para ndeshjeve të vështira me Malin e Zi dhe Slloveninë.
Selektori Qerimi llogarit në grupin e konfirmuar të lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Në Kombëtare pas mungesës për shkak të lëndimit, kthehet Luigj Quni. Janë kthyer edhe disa të tjerë, ndërsa emra të rinj nuk ka.
Me Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi do të ushtroj edhe Kushtrim Ninaj.
Lista e lojtarëve
Shirt No. Emri mbiemri Klubi
5 Kastriot Jupa LHC Cottbus (GER)
11 Valon Dedaj HSC Kreuzlingen (SUI)
14 Drenit Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI)
21 Arbios Mushkolaj KH Besa Famgas
24 Luigj Quni GC Amicitia Zürich (SUI)
26 Drilon Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI)
27 Lulzim Shabani KH Trepça
28 Haris Berisha HSC Kreuzlingen (SUI)
30 Mursel Mehmeti KH Besa Famgas
31 Bujar Ramosaj HSC Kreuzlingen (SUI)
33 Jon Muqolli KH Besa Famgas
34 Leonard Gegaj IK Sävehof (SWE)
35 Rron Ramadani KH Prishtina
68 Egzon Gjuka KH Besa Famgas
77 Matej Thaqi GRK Varaždin 1930 (CRO)
91 Liridon Zena RK Rudan Adria Oil (CRO)
94 Shaban Zogaj IFK Karlskrona (SWE)
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)