Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Katër qytetarët e Kosovës të arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare janë liruar, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kurshumlisë.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për katër shtetas kosovarë të cilët janë mbajtur në burg nga 13 qershori, teksa thanë se ata nuk janë përgjegjës për policët e Kosovës.
Labinot Maliqi, vëllai i njërit nga të arrestuarit konfirmoi për REL se vëllau i tij, dhëndri dhe dy të tjerë janë liruar.
“Unë jam tashmë me vëllain, dhëndrrin dhe dy qytetarë të tjerë. Nga Drejtoria e Policisë në Prokuple, i kanë sjell në Kurshumli dhe këtu i liruan. Nuk kam pasur kohë të bisedoj shumë, pasi sa u liruan- por arsyeja e arrestimit, ka qenë se para dy vitesh e kanë goditur një kontejner të mbeturinave”, tha ai.
Sipas tij, të katërtit janë akuzuar për të njëjtën çështje.
Më 14 qershor, Prokuroria Themelore Publike e Kurshumlisë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë – konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se më 13 qershor, Drejtoria e Policisë në Prokuple, Stacioni policor në Kurshumli, ka caktuar masën e ndalimit deri në 48 orë ndaj personave: K.M, H.F, M.E, dhe M.D. – të gjithë nga Podujeva.
Bilana Millosavleviq, ushtruese e funksionit të prokurores publike në Kurshumli, kishte thënë se “ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale: shkatërrim dhe dëmtim i pasurisë së njerëzve të tjerë, në dëm të Republikës së Serbisë” – pa ofruar më shumë detaje.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)