Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nuk jeni të sigurt se çfarë të paketoni nga gardëroba juaj për pushimet që do bëni? Nëse ju bie rasti të fluturoni me Japan Airlines, përgjigja mund të jetë, asgjë.
Linja ajrore japoneze ka nisur një provë njëvjeçare të një shërbimi që u lejon udhëtarëve të rezervojnë bashkë me fluturimin edhe një sërë rrobash – që mbulojnë stile dhe stinë të ndryshme. Këto rroba mund t`i marrin me vete kur të zbresin nga avioni, t`i mbajnë, t`i veshin gjatë gjithë udhëtimit. Në fund të qëndrimit t`i kthejnë, për t`i futur robat sërish në sistem. Pra për t`i marrë dikush tjetër. Edhe për larjen e tyre kujdeset kompania.
I quajtur “Any Wear”, shërbimi zgjat deri në fund të gushtit 2024 dhe Japan Airlines thotë se mund të zvogëlojë emetimet e karbonit duke zvogëluar peshën e transportuar nga aeroplanët.
Linja ajrore që ju fton të fluturoni pa rroba
Rreth 22 paund (10 kilogramë) të kursyera në bagazh janë të barabarta me rreth 16.5 paund (7.5 kilogramë) të kursyera në emetime – ekuivalenti i përdorimit të një tharëse flokësh 10 minuta në ditë për 78 ditë.
‘Më pëlqen të udhëtoj dhe kam qenë në shumë vende të huaja, por gjithmonë kam pasur frikë të bredh me bagazhe ose të laj rroba jashtë vendit,’ thotë Miho Moriya, e cila lindi me këtë ide ka krijuar edhe praktikën e Any ëear në këtë kompani fluturimi.
“Kur udhëtoj, tre gjërat më të rëndësishme për mua janë akomodimi, ushqimi dhe veshja”, shton ajo. “Kur udhëtojmë jashtë vendit, ka hotele dhe restorante që ofrojnë akomodim dhe ushqim, por jo veshje. Pse duhet t’i sjellim rrobat nga shtëpia?’
Linja ajrore që ju fton të fluturoni pa rroba
Përdoruesit e shërbimit hyjnë në faqen e internetit dhe zgjedhin nga disa opsione – veshje për femra ose për meshkuj; për cilin sezon janë dhe datat për marrjen dhe kthimin. Zgjedhjet e tyre do t’i presin në hotel, për çmime ato variojnë nga 34 deri në 48 dollarë për të gjithë periudhën e qirasë.
Linja ajrore që ju fton të fluturoni pa rroba
Moriya ndan këtë ambicie dhe shpreson të zgjerojë partneritetin me Japan Airlines edhe me anëtarët e tjerë të Aleancës Oneëorld, e cila përfshin American Airlines, British Airëays dhe Qantas – dhe më pas në aleanca të tjera. ‘Qëllimi ynë përfundimtar është të zgjerojmë shërbimin në të gjithë botën’, thotë ajo.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)