play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ligji i Kosovës e zgjidh dilemën e madhe: Kush duhet të paguajë për riparimet, pronari apo qiramarrësi?

today17/03/2023

Background
share close

Ligji në Kosovë e përcakton që riparimet e investimit në apartament duhet të paguhen nga pronari i pronës, e jo nga qiramarrësi.

Një numër i madh njerëzish në Kosovë, sidomos ata në Prishtinë, jetojnë në apartamente me qira, dhe shumë prej tyre duhet të paguajnë për riparime në pasuri të paluajtshme edhe pse nuk janë pronarë, kështu që shumë pyesin nëse është detyrim i tyre.

Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve përcakton se qiradhënësi, gjegjësisht pronari i banesës, është i detyruar ta mbajë pronën në gjendje të mirë për kohëzgjatjen e qirasë dhe t’i bëjë riparimet e nevojshme.

Në nenin 587 të këtij ligji, janë katër paragrafë që e sqarojnë se kush është i obliguar të bëjë meremetimet në objektin e lëshuar me qira.

Paragrafi 1 i nenit 587: Qiradhënësi ka për detyrë t’i mirëmbajë sendet në gjendje të rregullt gjatë kohës së qirasë dhe për këtë arsye të bëjë riparime të nevojshme në të.

Paragrafi 2 i nenit 587: Ai ka për detyrë t’i kompensojë qiramarrësit shpenzimet që i ka bërë ky për mirëmbajtjen e sendit, e që do t’i kishte për detyrë ky t’i bënte.
Ndërsa, dy paragrafët tjerë, flasin për meremetimet e vogla, të cilat shkojnë në përgjegjësi të qiramarrësit.

Paragrafi 3 i nenit 587: Shpenzimet e meremetimeve të vogla të shkaktuara nga përdorimi i zakonshëm i sendit, si dhe shpenzimet e vetë përdorimit bien në ngarkim të qiramarrësit.

Paragrafi 4 i nenit 587: Mbi nevojën e riparimit qiramarrësi ka për detyrë ta njoftojë qiradhënësin.

Reporteri për këtë temë ka biseduar edhe me një zyrtar ligjo i cili ka shpjeguar se ligji e përcakton qartë se pronari i banesës paguan për riparime investimi. Riparimet e investimeve, sipas tij, i referohen të gjitha riparimeve të mëdha në apartament. Sipas tij, këto riparime përfshijnë, riparimin e kaldajave, lavatriçeve, shporeteve, frigoriferëve…

Megjithatë, pronari dhe qiramarrësi e kanë lirinë të merren vesh ndryshe në kontratë, nga ajo që e përcakton ligji.
“Pronari dhe qiramarrësi mund të bien dakord ndryshe në kontratë, që qiramarrësi të paguajë për riparimin. Përndryshe, sipas ligjit riparimet e vazhdueshme në kuptimin e ndërrimit të llambave dhe të ngjashme duhet patjetër të paguhen nga qiramarrësi”, thotë ai.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%