play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Liberalizimi i vizave edhe më afër, sistemi ETIAS zyrtarisht hyn në fuqi në nëntor 2023

today27/12/2022

Background
share close

Sistemi Evropian i Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), pritet të nisë së zbatuari në nëntor të vitit të ardhshëm, gjë që u njoftua edhe në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.

Pritja shumëvjeçare e kosovarëve për liberalizim të vizave lidhet pikërisht me funksionalizimin e këtij sistemi, shkruan Reporteri.net.

Më 30 nëntor, Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Siç është bërë e ditur liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Kujtojmë se ambasadorët e BE-së kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

ETIAS është një sistem i ri, i cili pritet të vihet në funksion nga Bashkimi Evropian, ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizim të vizave duhet të regjistrohen para se të udhëtojnë. Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet./Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%