Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Chi Nei Tsang është praktika shekullore e masazhit të barkut.
I përdorur për herë të parë nga murgjit për të ndihmuar detoksifikimin dhe forcimin e trupave të tyre, ky lloj masazhi kërkon të zgjojë energjinë e organeve të brendshme për të përmirësuar shëndetin fizik dhe atë emocional.
Thuhet se edhe pesë deri në 10 minuta masazh ditor mund të ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme.
Rrit sistemin imunitar – Mirëqenia jonë fillon me zorrët dhe një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë imunitar është e lidhur me traktin GI. Nëse shëndeti ynë i tretjes vuan, ne ndjejmë direkt pasojat. Masazhi në stomak mund të stimulojë sistemet limfatike dhe ato të qarkullimit të gjakut. Përforconi sistemin e mbrojtjes natyrore të trupit tuaj duke ruajtur shëndetin e mirë të zorrëve përmes një diete ushqyese, stresit të menaxhuar, gjumit të mjaftueshëm dhe masazhit të rregullt të barkut.
Liron stresin fizik dhe emocional – Një nga arsyet kryesore pse ne i bëjmë shpesh masazhet është pikërisht lehtësimi nga stresi. I njëjti përfitim gjendet edhe në teknikën e masazhit të barkut. Sidomos për shkak të presioneve shoqërore apo angazhimeve të përditshme, stresi është një nga ato elementët e pashmangshëm në jetën e gjithsecilit prej nesh. Ndaj, duke masazhuar këtë pjesë të trupit tonë ne tregojmë një lloj vetëkujdesje për veten, për gjithë pjesët e trupit tonë dhe si rrjedhim i sjellim një mirëqenie të përgjithshme fizikut tonë. /Shqip.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)