play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

LDK shkon në Kuvend për adresimin vjetor të Presidentes, PDK e AAK e bojkotojnë

today15/12/2022

Background
share close

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në adresimin vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, raporton Express.

Deputetët e kësaj partie janë parë në sallën e Kuvendit, ku për pak minuta pritet të nisë adresimi i Osmanit.

Dy partitë e tjera opozitare, PDK e AAK’ja, kanë thënë se s’do të marrin pjesë në seancë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, sepse, siç tha, konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

PDK tha se për këto deklarata të tyre kanë shembuj të shumtë, “përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë”.

Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se” po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla neveritëse mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës”.

Edhe AAK’ja ka thënë se s’do të marrë pjesë, duke thënë se Osmani ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj unifikuese.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, kanë deklaruar nga AAK./Gazeta Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%