Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta marrë seriozisht raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) lidhur me lirinë e mediave, sundimin e ligjit e korrupsionit e jo ta injorojë atë.
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi në konferencë për medie teksa foli për mostransparencë të Qeverisë u shpreh edhe se është koha kur ekzekutivi duhet të fillojë të qeverisë dhe të sigurojë një ambient ku qeverisë ligji, liria e shprehjes e krijohen kushte për investimeve ekonomike.
Mjekiqi në këtë konferencë për media tha se LDK-ja e dënon praktikën e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave “pa marrë parasysh se nga vijnë”, ndërsa shtoi se mosndëshkimi i tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës jep shembull të keq.
“Liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës është cenuar për mediat e gazetarët, duke iu referuar raporteve kredibile, ku disa politikanë e të tjerë kanë ndërhyrë e kanë ushtruar presion ndaj tyre”, tha ajo, para gazetarëve. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)