play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Lajçak: Vendimi për hapjen e urës së Ibrit të merret në dialog

today11/05/2023

Background
share close

Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak nga Mitrovica ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit, duhet të zgjidhet përmes dialogut.

Këtë deklaratë Lajçak e bëri nga ura kryesore mbi lumin Ibër që ndaj pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

“Çështja e hapjes së urës duhet të zgjidhet me dialog, ku palët të arrijnë një marrëveshje. Gjithçka duhet të zgjidhet me dialog”, ka theksuar ai.

Lajçak vizitën e sotme në Kosovë e ka nisur me takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti në orët e mëngjesit.

Lajçak ka thënë se kishte diskutime intensive dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti për hapat tutje në rrugën drejt normalizimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai po asht ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh.

“Isha në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin Bisilimi për rrugën përpara normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme se kemi kuptim të plotë për hapat dhe diskutime të rëndësishme për të gjitha aspektet. Do të kem diskutimet e njëjta nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel do të takohem me kryengociatorët nga të dy vendet. Ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin dhe duhet të ide të qarta për hapat në vijim. Kishim diskutime intensive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti”, u shpreh Lajçak.

I pyetur se a mund të vijë deri te tensionimi i situatës në veri, pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, Lajçak tha se janë dy rrugë përpara: normalizim ose konfrontim, dhe se kjo e fundit nuk është në interes të askujt.

“Mund të kemi normalizim ose konfrontim dhe ne duam të përkushtohemi plotësisht në normalizim. Tensionet nuk janë në interes të askujt”, u shpreh Lajçak. /Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%