play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Lajçak deklarohet pas takimeve me Kurtin dhe Bislimin, çështja e targave dhe marrëveshja për energjinë fokus i diskutimit

today13/10/2022

Background
share close

Ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak pa folur pas takimit që kishte sot me kryeministrin Kurti, e më pas me kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e targave dhe për zbatimin e marrëveshjes së energjisë, pasi që siç tha ai ka rrezik që Elektroserverit t’i merret licenca.

“Kishim diskutime sepse siç e dini afati për ndërrimin e targave përfundon më 31 tetor dhe shumë e rëndësishme për ne dhe Bashkimin Evropian është që të dimë se cilat janë planet dhe të parandalojmë një eskalim të mundshëm të situatës.

Ne jemi në proces të konsultimeve sa i përket marrëveshjes për energjinë. Ka rrezik që Elektroserverit t’i merret licenca. Ne kishim diskutime për këto çështje dhe ishte e rëndësishme për mua që këto t’ia transmetoj kryeministrit Kurti.

Për këtë çështje të hënën do të jem në Beograd”, u shpreh Lajçak.

A e përsëriti se është momentumi i duhur për normalizim të marrëdhënieve ngase nuk ka proces zgjedhor në BE as në SHBA deri në vitin 2024.

“Çdo ditë është e rëndësishme, e kam thënë se e kemi një kalendar unik. Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajçak para mediave. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%