Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/02/2025
Pas fitimit të çmimit Grammy për dyshen më të mirë pop me vokal me Bruno Mars për këngën “Die With A Smile”, Lady Gaga shprehu një mirënjohje të veçantë për fansat.
Krahas një fotoje të saj duke pozuar me çmimin, ajo vuri në dukje se kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve Grammy është jashtëzakonisht e veçantë për të.
“Ndërsa shkruaj këngë, gjithçka që dua të bëj është të tregoj histori përmes këngëve të mia që prekin zemrat e njerëzve. Të prezantosh një këngë me Brunon për një dashuri të veçantë është me të vërtetë një pjesë e shpirtit tim. Dashuria është ajo që ne të gjithë kemi nevojë tani. Faleminderit”, tha Gaga.
Gaga dhe Mars e pranuan çmimin së bashku gjatë ceremonisë së Grammy-t dhe mbajtën një fjalim emocionues me këtë rast.
“Jam vërtet i nderuar që e bëmë këtë këngë së bashku. Jam mirënjohës që kam një pjesë të vogël në trashëgiminë tuaj të pamasë muzikore dhe besoj vërtet se Zoti na bëri të mundur që ta këndojmë këtë këngë së bashku”, tha Mars.
“Bruno, je një qenie njerëzore e pabesueshme. Ti je një muzikant për të gjitha kohërat dhe unë nuk di muzikë pa ty”, iu drejtua Lady.
Ajo falënderoi veçanërisht të fejuarin e saj Michael Polansky për mbështetjen e tij dhe foli për privilegjin e punës si kompozitore, producente dhe muzikante. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)