Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet me shqyrtimin dhe votimin e disa projektligjeve, pa prezencën e partive opozitare në sallë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë refuzuar të marrin pjesë në seancë dhe votime deri në formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me krizën energjetike.
Si pasojë e braktisjes së seancës nga opozita, marrëveshjet ndërkombëtare dhe debati për situatën e sigurisë në vend nuk do të jenë pjesë e rendit të ditës.
“I kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare sepse as që është e mundshme tani të votohen ato, edhe e kalojmë edhe debatin i cili është kërkuar nga AAK meqenëse propozuesi e lëshoi seancën, kështu që kalojmë të pika e tetë që është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin shëndetësore”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)