Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimeve.
Kusari-Lila bëri të ditur se kjo seancë do të mbahet me kërkesën e grupeve parlamentare opozitare.
“Kemi një kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës për debat parlamentare që mbahet nesër në orën 11:00 për rritjen e çmimeve dhe situatën aktuale të krijuar”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi më tej se kryetari i Kuvendit caktoj seancën tjetër për ditën e mërkurë ku në rend dite janë pikat e papërfunduar nga seancat e mëhershme.
“Për seancë të re të rregullt mbetet të shihet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë”, tha ajo./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)