play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kuvendi miraton zgjatjen e masave për furnizim me energji

today08/11/2022

Background
share close

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, edhe për një muaj, shkruan Reporteri.net.

Pro vazhdimit të këtyre masave kanë votuar 65 deputetë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se situata me energji do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike.

“Situata me furnizim me energjie elektrike do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike. Ne gjatë kësaj kohe kemi ndërmarr disa veprime e masa për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën energjetike më lehtë… Një lajm pozitiv, është që tanimë krahasuar me vitin e kaluar kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike mbi 6 për qind gjatë periudhës janar-shtator 2022, krahasuar me vitin paraprak që është një trend pozitiv, i cili nëse vazhdon do të na ndihmojë në kalimin më të lehtë të krizës energjetike gjatë këtij dimri ku do të kursejë xhepin e konsumatorit ashtu edhe buxhetin e shtetit. Gjithashtu për të na mundësuar që të jenë në fuqi vendimet që janë marrë në kuadër të masave emergjente, dhe për të mundësuar që të ndërmerren edhe masa të tjera në varësi të situatës në kohëzgjatje të duhur për t’iu përgjigjur situatës në muajt në vijim, ju lus që ta votoni vazhdimin e masave emergjente për furnim me energji për 30 ditë ”, theksoi ajo.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%