play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kuvendi mblidhet edhe sot, disa pika në rend të ditës

today18/11/2022

Background
share close

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7 dhe 24 tetor 2022.

Në rend dite janë: votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Seanca është njoftuar të fillojë në orën 13:00.

Kujtojmë se në seancën e djeshme është miratuar në lexim të parë buxheti për vitin 2023.

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023 mori 64 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Pas votimit në lexim të parë, projektbuxheti për vitin 2023 do të kalojë në Komision, ndërsa me amandamentet eventuale do të hidhet në votim edhe në lexim të dytë.

Siç kishte dhënë detaje kryeministri Kurti, buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%