play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Kushtetuta e Republikës së Kroacisë”, filmi që nisi Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë

today28/05/2024

Background
share close

Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë “Ktheje ka Zagrebi” kanë filluar mbrëmë, dhe kësaj jave që është e mbushur me shumë ngjarje të ndryshme kulturore i ka paraprirë prezantimi i filmit artistik “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë”, film i cili është me regji të Rajko Grlic, shkruan KultPlus.

Një film i zhanrit satirë e dramë para audiencës së Prishtinës ka ardhë me rolet e shkëlqyeshme nga aktorët: Nebojša Glogovac, Ksenija Marinković, Dejan Aćimović, Božidar Smiljanić, film që është shfaqë në Kino Armata.

Por para shfaqjes së këtij filmi, Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë “Ktheje ja Zagrebi” i ka përshëndetë ambasadorja e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, e cila këtë prurje të larmishme kulturore e ka vlerësuar si një mundësi bashkëpunimi edhe më të thellë mes Kroacisë dhe Kosovës.

Edhe Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës e ka përshëndetë këtë nismë, e cila e ka vlerësuar lart këtë prurje të kulturës kroate në Kosovë, e që sonte ka filluar me filmin.

Ndërkohë, përgjatë ditëve në vijim priten shumë ngjarje kulturore, duke përfshirë panele të diskutimit mbi librin, bashkëpunimin letrar mes Kroacisë dhe Kosovës, mbrëmje muzikore dhe prezantim të vazhdueshmë të filmave të metrazhit të gjatë dhe atij të shkurtë.

KultPlus më poshtë ju sjell edhe programin për ditën në vijim.

28/05. 2024

14:00 – Biblioteka Kombëtare

Prezantimi i librave të autorëve kroatë të përkthyera në shqip

Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi

Panel/i

Bashkëpunimi kroato-kosovar në fushën e letërsisë: Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi

19:00 – KultPlus

Mbrëmja e letërsisë kroate

19:00h – Kino ARMATA

Gjyshi im ka rënë nga Marsi

Moj dida je pao s Marsa / 2019 / 75′ / fantashkencë, film familjar

Regjia: Marina Andree Škop, Dražen Žarković

Rolet: Lana Hranjec, Ozren Grabarić, Alex Rakoš, Nils Ole Oftebro, Petra Polnišova, Sven Barac.

Aventurë fantastiko-shkencore për fëmijë, për një vajzë, jeta e së cilës kthehet përmbys pasi gjyshi rrëmbehet nga alienët, mrekullon me efektet vizuale, lokacione mbresëlënëse dhe mbi të gjitha me një tregim emocionues, që me imagjinatë dhe lojë përdorë elemente të fantashkencës si një metaforë e rritjes. / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%