play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Kush pritet të jetë drejtoresha e re ekzekutive e Twitterit?

today12/05/2023

Background
share close

Linda Yaccarino, shefja e marketingut në NBCUniversal, sipas The Wall Street Journal është në bisedime për t’u bërë drejtoresha e ardhshme ekzekutive e Twitter.

Business Insider më herët raportoi se Jaccarino është një zgjidhje e mundshme në mesin e kandidatëve të tjerë për këtë rol.

Të enjten Elon Musk njoftoi se ai ka punësuar një shef të ri të Twitter, dhe mesa duket i ka dhënë fund mandatit të tij shtatë mujor në kompaninë e rrjeteve sociale, të cilën vitin e kaluar ai e kishte blerë me një vlerë prej 44 miliardë dollarëve, shkruajnë mediat amerikane.

Musk zgjodhi të mos e emërojë drejtpërdrejt pasardhësin e tij, por shkroi në Twitter se “ajo do të fillojë punën pas rreth 6 javësh”. Drejtori ekzekutiv i Tesla-s ka thënë prej kohësh se ai planifikon të japë dorëheqjen nga roli kryesor pasi të gjejë “dikë mjaft ‘budalla’ për të marrë vendin e punës!”.

Yaccarino aktualisht shërben si drejtuese e reklamave dhe partneriteteve globale në NBCU, ku ka qenë me të për më shumë se 10 vjet. Ajo ishte kritike në shtytjen për nisjen e shërbimit të transmetimit të mbështetur nga reklamat Peacock, raportoi The Journal.

Analistët e industrisë së medias diskutuan emrin e Yaccarino si një zëvendësues i mundshëm për Musk të enjten, shkruan Business Insider. Sipas një personi të njohur me situatën, ajo më parë u kishte thënë miqve se aspiron të bëhet drejtoreshë ekzekutive e Twitter.

Përveç Yaccarino, Ella Irwin, e cila aktualisht drejton sektorin për “Trust & Security” e Twitter, është gjithashtu në garë. Por një artikull i Journal të enjten mbrëma duket se fokusohet kryesisht në Yaccarino, duke cituar burime të njohura me situatën, ndoshta duke sinjalizuar një zgjidhje më të mundshme.

Në një postim në Twitter të enjten, Musk tha se do të merrte detyrën e shefit të teknologjisë së kompanisë në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%