play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kush është Ejup Maqedonci, ministri i ri i Mbrojtjes?

today08/08/2023

Background
share close

Në Qeverinë Kurti ndodhën ndryshime. Kryeministri Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj. Dorëheqja u konfurmua nga dy palët. Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u zëvendësua nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kolonel Maqedonci ka përfunduar dy Kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur i kishte 19 vjet iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i shërbyer edhe atëkohë atdheut të tij.

Gjatë asaj kohe, ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në UÇK.

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili një trajnim në vitin 2010 në Japoni e kishte përfunduar me lëndim të rëndë, dhe kishte refuzuar 30 mijë dollarë për shërim, vetëm që të mos dëmtohet imazhi i ushtrisë së Kosovës.

“Gjatë atij trajnimi, fatkeqësisht unë u lëndova. Nga zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë u ftova që të diskutojë rreth ndërprerjes së trajnimit dhe kthimit në Kosovë, si dhe tërheqjes së shumës prej 30 mijë dollarëve që ka qenë në kontratë. Unë as që e kam menduar punën e 30 mijë dollarëshit. Kam pasur shqetësim se nuk do të mund të vazhdojë punën e trajnimit. Ditën e nesërme kam kërkuar nga japonezët që të vazhdojë trajnimin edhe me një këmbë”, deklaroi Ejup Maqedonci.

Pas këtij veprimi, nga autoritet japoneze, Maqedonci ishte caktuar përgjegjës i ushtarëve të 8 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

“Jam caktuar përgjegjës për ushtarët e tetë shteteve që kanë marrë pjesë në trajnim. Pos tjerash kam qenë edhe planifikues i skenarëve që janë bërë për ato ushtrime. Në fund kam qenë përgjegjës për fjalën përfundimtare nga ana e studentëve në ceremoninë e diplomimit”, deklaroi më tej Ejup Maqedonci.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%