Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/08/2022
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke iu bërë sërish thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve të tyre në RKS, raporton Gazeta Express.
Kurti tha para ministrjave se “Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë sqarimet për procedurat dhe lehtësitë” lidhur me këtë çështje.
Ai tregoi për përfitimet e qytetarëve serbë nga konvertimi i targave të automjeteve të tyre.
Kryeministri përmendi lirimin nga taksat dhe tarifat me këtë rast, që tha se “në vlerë totale kapin shifren prej rreth 5 mijë euro”.
Ai foli edhe për vendimin për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje, që u shtye për të nisur së zbatuari nga 1 shtatori.
“Vendimi për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes”, tha Kurti.
Ai tregoi se dokumenti nga institucionet e Kosovës në kufi lëshohet për 20 sekonda, ndërsa theksoi se procedura e kësaj nga ana e Serbisë ua merr qytetarëve të Kosovës 10 deri në 60 minuta kohë.
Kurti foli edhe për informacionin e rremë nga Beogradi se qytetarëve serbë do t’u konfiskohen dokumentet e identifikimit, ndërsa i porositi qytetarët: “Mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim e kanë destabilizimin”.
Të njëjtat fjalë, kryeministri i tha edhe në gjuhën serbe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)