play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti tregon pse dështoi takimi i paraparë këtë javë me Vuçiqin në Bruksel

today20/07/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë tha se ishte paraparë që të ketë takim në Bruksel me presidentin serb Vuçiq këtë javë por që është kërkuar të shtyhet nga pala serbe raporton Gazeta Express.

“Ka pasur të ndodhë një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiq, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë.  Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha ai.

Duke folur për moszbatimin e afateve për udhërrëfyesin për energjinë, Kurti tha se Elektrosever s’ka dorëzuar me kohë regjistrin e konsumatorëve në veri, duke kërkuar reagimin e Brukselit.

“Së pari nuk mund të pritet që qeveria do të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri e të papaguar atje në dimrin që vjen. Me çmimet që ishin në dhjetor e janar të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të kemi përsëritje edhe në dimrin që vjen.  Brukseli e ka evidentuar se qasje destruktive e Serbisë është faktori e fajtori për moszbatimin e deritanishëm të udhërrëfyeesit ashtu sic ishin paraparë afatet.  ZRrE e bëri licensimin brenda dy ditëve, ata e kishin një javë që ta sjellin regjistrin e konsumatorëve nuk e bënë as sot e kësaj dite. Ne presim reagimin e Brukselit, por pa dyshim që në situatën e njëjtë për ndryshime nuk mund të vazhdojmë me mënyrat e vjetra, ne jemi konstruktiv por Beogradi qartazi është në të kundërtën e sjelljes tonë”, tha ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%