Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Në takim, Kurti dhe Davenport folën për çështje aktuale dhe për fushat ku OSBE-ja mbështetë Qeverinë dhe institucionet e Kosovës.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 6 dhjetor 2022
Bashkëpunimi aktual ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport folën për çështje aktuale dhe për fushat ku OSBE-ja mbështetë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës. U theksua angazhimi i përbashkët për parandalimin e dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.
U bisedua edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore të Republikës së Kosovës.
U vlerësua përkushtimi për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, nëpërmjet themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)