play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti takon kongresistin amerikan Keating, flasin për rritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së

today19/05/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të vizitës së tij në SHBA ka takuar kongresistin Bill Keating, njofton zyra e tij, transmeton Gazeta Express.

Kongresisti Keating është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe i Komitetit për Shërbimin e Armatosur.

Sipas ZKM-së, Kurti në bashkëbisedim me kongresisitin ka folur për të arriturat e qeverisë së tij dhe rritjen e përkrahjes për buxhetin e FSK-së.

“Kryeministri Kurti e ka falënderuar kongresistin për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha periudhat e shtetndërtimit. Duke folur për të arriturat njëvjeçare të Qeverisë, kryeministri Kurti ka theksuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, angazhimin e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që kanë ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin global të Transparency International, rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e të hyrave doganore dhe të investimeve të huaja direkte.  Ndër prioritetet e Qeverisë kryeministri ka theksuar rritjen e përkrahjes dhe të buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Kurti ka vlerësuar kontributin e madh të SHBA-së në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Vitin e kaluar kishim 330 ushtarë të ushtrisë sonë që morën pjesë në Defender Europe 21, që ishte ndërmarrja më e madhe ushtarake e NATO-s në Evropë, ndërsa FSK-ja u bë pjesë e misionit paqeruajtës të ushtrisë amerikane në Kuvajt, tha kryeministri Kurti.  Ai e vlerësoi kontributin e madh të ShBA-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit me ShBA-në, si miku dhe aleati më i madh i shtetit dhe popullit të Kosovës”, thuhet tutje.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%