Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë një konference për media se “ai solli ide konkrete në tryezën e Brukselit për zgjidhjen e çështjes me Serbinë.
“Por Beogradi nuk e bëri këtë”, ka thënë Kurti të mërkurën.
“Kam shkuar me propozime konkrete. Në pikën fillestare dhe kryesore që është korniza gjithëpërfshirëse e përgjithshme e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve unë kam prezantuar një ide me 6 kapituj dhe me elemente përkatëse se si do të duhej të duket ajo kornizë e përgjithshme e marrëveshjes me elementet përkatëse. Pra unë kam propozuar konkretisht, ai që propozon konkretisht është konstruktiv, është ndihmues, kreativ dhe ky kam qenë unë në takimin e 18 gushtit”, ka thënë Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)