play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti: Serbia në vazhdimësi po tregon se nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë

today07/11/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës edhe njëherë që të mos bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Ai, në një konferencë për media sot, ka deklaruar se Serbia nuk është duke punuar për të mirën e serbëve në Kosovë.

“Prioritet i yni janë drejtësia dhe zhvillimi ekonomik luftimi i korrupsionit dhe punësimi barazia dhe mirëqenia për të gjithë pa dallim dhe pa diskriminim. Bojkotet nuk janë zgjidhje, institucionet nuk kanë alternativë, ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve serbë as mos i bojkotoni e as braktisni institucionet e Kosovës sepse ato janë shërbime publike për të gjithë qytetarët përfshirë edhe serbët, sos bini pre e manipulimeve politike dhe lojëra gjeopolitike”.

“Serbia në vazhdimësi po tregon se nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë dhe se synon ta minojë Kosovën tonë demokratike. Kosova do të angazhohet për drejtësi, ligj dhe kushtetuetshmëri, nuk do të shantazhohet nga organizimet kriminale kushdoqofshin dhe nga kushdo që organizohen ato”,ka thënë Kurti.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%