play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviqit: Hakmarrje e regjimit autokratik serb

today16/12/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ndalimin e Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, nga policia serbe në kufi derisa ishte duke u kthyer në Kosovë.

Kurti në një postim në Twitter thotë se një ndalim i tillë nga regjimi i Beogradit është për hakmarrje ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës. Për më tepër, Kurti përmendi edhe problemet shëndetësore të Trajkoviqit.

“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit kosovar Nenad Rashiq dhe një diabetike, për herë të dytë këtë javë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës”, ka shkruar Kurti, derisa në postim ka përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special, Miroslav Lajçak.

Për këtë deklaratë, Trajkoviq e ka falënderuar Kurtin.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%