Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.
“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.
Hovenier para pak minutash njoftoi se i ka kërkuar Qeverisë për dy ditë pezullim të zbatimit të vendimit.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sot për krizën aktuale. Ne kërkuam nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë dhënien e gjobave, për të lejuar BE-në dhe SHBA-në që të angazojë palët më tutje për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në deklaratën e Ambasadorit amerikan.
Pas tetë orë negociatash në Bruksel mes Kurtit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuesve të BE-së, palët dështuan të arrijnë një marrëveshje për targa.
Sot, më 22 nëntor, do të fillonte zbatimi i fazës së dytë të vendimit për konvertimin e targave ilegale, që do të përfshinte gjobitjen e të gjithë atyre që akoma përdorin këto targa./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)